Historia e sirianit që për 35 vjet jeton në Maqedoni: Ftoj OKB t’u dalë në mbrojte palestinezëve
Në protestën në Shkup, në mbrojtje të Palestinës, ka qenë i pranishëm edhe një sirian, i cili për 35 vjet jeton në Maqedoninë e Veriut.
Në gjuhën maqedonase, ka alarmuar për situatën në të cilën gjendet populli palestinez.
“Jam nga Siria, por jetoj në Maqedoni që 35 vjet. Jam i martuar me maqedonase”, u shpreh ai.
“Ajo çfarë po ndodh në Palestinë, është për keqardhje”, tha ai, raporton TV21.
Ka ftuar të gjithë liderët botëror, që të ndërmarrin hapa konkret në mbrojtje të popullit palestinezë, pasi siç thotë, këtë nuk e kanë bërë asnjëherë.
“Nëse ka një lider në botë, duhet ta mbrojë popullin palestinezë. Këtë nuk e ka bërë për vite as OKB-ja”, porositi ai.
“Ata duhet të mbrohen. Ka fëmijë të cilët janë të frikësuar. Unë nuk e di kur do të mbrohet ndonjëherë populli palestinezë”, përfundoi ai i revoltuar.