September 19, 2024
Maqedoni

Hiqet shtatorja e Adem Jasharit në Radushë, zëvendësohet me shtatore të denjë

Më 12 gusht, në Radushë të Shkupit bëhet zbulimi i shtatores së re të Komandantit legjendar, Adem Jashari. Shtatorja e vjetër, e komentuar gjithë këto vite si e padenjë, do të hiqet dhe do të zëvendësohet me tjetër, transmeton gazeta KOHA.

Gazeta KOHA merr vesh se shtatorja e re tashmë është gati dhe zbulimi i saj do të ndodhë më 12 gusht, kur në Radushë të Shkupit, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar me strukturat e partisë dhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, do të jetë organizatori kryesor i ngjarjes në Radushë.

Në ndërkohë, më 13 gusht, BDI do të shënojë përvjetorin e themelimit të partisë dhe përvjetorin e shënimit të Marrëveshjes së Ohrit.