Hiqet flamuri i Kishës Maqedonase në Kodrën e Diellit, vendoset flamuri shqiptar (Video)
Dy persona të maskuar kanë hequr flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase – Kryepeshkopatës së Ohrit nga një shtizë flamuri përballë kishës së Shën Naumit të Ohrit dhe kanë vendosur flamurin shqiptar. Kryetari i këshillit kishtar rastin e ka raportuar në SPB Tetovë, transmeton Lideri.mk.
Ngjarja është regjistruar nga kamerat e sigurisë.
“Në orën 18:05 në SVR Tetovë, prifti i kishës “Shën Naum Ohridski Chudotvorec” në Kodrën e Diellit, ka raportuar se flamuri i kishës është hequr nga direku i kishës nga një person i panjohur dhe është vendosur aty flamuri i Shqipërisë. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, ka bërë të ditur Marjan Josifoski, zëdhënës i SVR Tetovë./Lideri