“Higjiena” në Tetovë me partneritete publiko-privat/ Qytetarët fajësojnë komunën dhe vetveten për papastërtinë
Higjienën në Tetovë së shpejti do ta mbajë një kompani nga Sllovenia me pronar austriak. Ndërmarrja do të bëhet me partneritet publiko-provat. 51% të aksioneve do t’i menaxhojë përsëri Komuna e Tetovës, ndërsa 49% kompani sllovene. Me punë pritet të fillojë pas mbarimit të disa procedurave juridike
“Dhënia e kontratës me partneritet publiko-privat, ku 51% do të ketë komuna e Tetovës dhe 49% do t’i ketë partneriteti privat i cili në këtë rast është një firmë prestigjioze nga Sllovenia, ndërsa pronari është në Austria e cila do të merret me operativën e mbeturinave ku do t’i dërgon deri tek vendgrumbullimi në Rusino.”- deklaroi Besar Durmishi, Kryetar i Këshillit Komunal.
Tani për tani tetovarët nuk janë të kënaqur me pastërtinë në qytet. Për këtë fajësojnë komunën, por edhe qytetarët që hedhin mbeturina.
-Çfarë pastërtie shikoni si është!
-Mendoni se duhet të pastrohet më shumë?
-Si nuk duhet ja si është gjithë mbeturinat i hedhin.
-Kush i kanë fajet qytetarët a të komunës?
-Edhe qytetarët, por edhe komuna duhet të punon.
-Ju e dini se sa është aspak.
Kush duhet qytetarët a komuna?
-Po edhe qytetarët nuk janë të përgjegjshëm, por komuna duhet më shumë të angazhohet, por edhe qytetarët.
“Qytetin e pastrojmë punëtorët e NPK-së por atyre pagat ua kanë ndalë 3 muaj, për katër kanë hyrë, kjo është turp, ata punëtorë kanë familje, kanë fëmijë, duhet shkojnë spital dhe duhet të blejnë ushqim të hanë, të blejnë gjëra, mirëpo kanë hasur në vesh të shurdhër.”
Ndërmarrja Publike komunale “Tetova” është ndarë në tre ndërmarrje, ndërsa ajo që do të bëhet me partneritet publiko-privat është Higjiena Komunale. Të punësuarit, sipas komunës, do të jenë të njëjtë, ndërsa kjo bëhet me qëllim që ndërmarrja të funksionojë më mirë dhe qyteti të jetë më i pastër.