Maqedoni

Hevzi Jashari kandidat i PDSH-së në Likovë

Partia Demokratike Shqiptare, sonte ka zyrtarizuar kandidaturën e Hevzi Jashari për kryetar në Komunën e Likovës.

“Dega e PDSH-së Likovë mbajti kuvendin e degës ku u zyrtarizua kandidatura e z.Hevzi Jashari për kryetar komune si dhe u miratua lista e kandidatëve për këshillin komunal që do të garojë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Bartës i listës do të jetë z.Ragmi Isufi.

Në këtë kuvend kandidati i PDSH-së për kreun e komunës së Likovës Hevzi Jashari elaboroi para kuvendit të degës platformën me të cilën do të garojë në zgjedhje. Kjo platformë parasheh zgjidhje për problemet me të cilat ballafaqohen vendbanimet e komunës së Likovës siç janë uji për pije, kanalizimi, infrastruktuta rrugore, arsimi, kultura, si dhe projekte tjera me rendesi për banorët e kësaj komune”, thonë nga PDSH, transmeton TV21.