May 15, 2024
Maqedoni

Hekuran Duka në fund të mandatit “zgjohet nga gjumi”, prezenton “projektin gjigant” rikonstruimin e shëtitores!

Në qytetin e Dibrës ka filluar rikonstruimi i shëtitores që në orët e hershme të mëngjesit. Ky është projekti i radhës nga kryetari Duka.

“Projekti radhës i komunës Dibër. Filloi rikonstruimi i shëtitores”, ka shkruar Duka në rrjetin social Facebook.

Mirëpo banorët e Dibrës thonë se Dukës “vonë i ka dalur gjumi”. Sipas tyre, shëtitorja duhej të rikontribuohej moti kohë, e posaçërisht para sezonit veror, kur erdhën mërgimtarët, shkruan Argument.mk.

Dibranët e sigurojnë kryetarin Hekuran Duka se punët që realizohen “pesë minuta para zgjedhjeve” nuk do ti sjellin vota, por vetëm i irritojnë edhe më shumë qytetarët.