Maqedoni

Hapet për herë të parë pas 102 vitesh xhamia në Selanik, besimtarët myslimanë falin namazin e Fitër Bajramit

Pas 102 vitesh në Selanik është hapur sot për herë të parë Xhamia Yeni (Geni Tzami ose Xhamia e Re) për kremtimin e Fitër Bajramit nga myslimanët e këtij qyteti.

Monumenti historik, i cili përdoret si hapësirë ekspozite e Galerisë së Arteve Komunale, u është dhënë për herë të parë që nga viti 1922 myslimanëve për faljen e namazit, pas agjërimit të Ramazanit.

Vendimi është marrë nga Sekretariati i Përgjithshëm i Feve dhe sipas ligjit imami që kryen  namazin është zgjedhur nga shteti grek. Ai është egjiptiani Taha Abdelgalil i cili është shtetas grek dhe anëtar i komitetit fetar të xhamisë islame në Athinë.