Hamasi: Zmbrapsëm sulmin e Izraelit në veriperëndim të Rripit të Gazës
Brigadat Izzeddin Kassam, krahu i armatosur i Hamasit njoftuan se kanë zmbrapsur përpjekjen e sulmit që forcat izraelite kryen ndaj rajonit Beit Lahia në veriperëndim të Rripit të Gazës nën bllokadë, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam thuhet se “Armiku (Izraeli) tentoi të sulmojë në rajonin Beit Lahia në veriperëndim të Rripit të Gazës”.
“Pasi Brigadat Kassam zbuluan forcat izraelite në zonë pati luftime”, thuhet në deklaratën ku theksohet se ndaj forcave izraelite u krye ndërhyrje me raketa “Yasin 510” dhe snajper dhe se u dëmtuan disa automjete ushtarake.
Më tej në deklaratë vihet në dukje se në luftime ku u zmbrapsën forcat izraelite, u plagos rëndë një oficer izraelit si dhe u plagos lehtë një ushtar dhe se luftimet vazhdojnë në disa pika.
Ushtria izraelite ndërkohë ka njoftuar se janë plagosur 2 ushtarë izraelitë, përfshirë një oficer.
Thuhet se oficeri gradat e të cilit nuk bëhen të ditur, u plagos rëndë si pasojë e një predhe mortaje të hedhur ndërsa një ushtar u plagos lehtë në luftimet në veri të Gazës.