April 29, 2024
Rajon - Botë

Hamasi: Shkatërruam 6 tanke izraelite që hynë në Rripin e Gazës

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam njoftuan se që nga orët mëngjesit e deri më tani kanë shkatërruar 6 tanke të ushtrisë izraelite që hynë në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam thuhet se gjithsej 6 tanke të ushtrisë izraelite përfshirë një tank që hyri në veriperëndim të Gazës, 2 në Tel al-Hava në jug, 3 në Beit Hanoun në veri, u shkatërruan duke përdorur raketat anti-tank “Yasin-105”.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se janë vrarë dhe shumë ushtarë izraelitë.

Ndërkohë nga ushtria izraelite nuk është dhënë ndonjë deklaratë lidhur me temën.