Maqedoni

Halil Kastrati i pajtoi “Ballistat” dhe “Shvercerat” në Prekaz

Ka prej vitesh rivalitet e shpesh tensione mes dy grupeve më vjetra shqiptare të futbollit.

“Shfercerat” e Shkupit dhe “Ballistat” e Tetovës kanë zhvilluar armiqësi e rivalitet brenda fushës dhe jashtë saj.

Por nga sot, dy grupet kanë vendosur ta shtrijnë dorën e pajtimit.

Është humanisti Halil Kastrati,që ka ndihmuar pajtimin e dy tifo-grupeve shqiptare në Maqedoni të Veriut, Shfercerat e Shkupit dhe Ballistat e Tetovës, raporton Gazeta10.

Të gjithë së bashku i zgjatën dorën e pajtimit njëri-tjetrit në Prekaz, në prezencën e Kastratit.

Gjithashtu, dy grupet dhe humanisti bënë lutje tek varrezat e dëshmorëve në Prekaz.

Humanisti me anë të një postimi në Facebook, ka konfirmuar pajtimin e sotëm duke u shprehur shumë i lumtur me këtë vendim.

“Tani gjindemi ne Prekazin Legjendar, ketu do jepet Besa dhe do të shtrihet dora e pajtimit ashtu siç e do Zoti dhe tradita jone shqiptare”, ka thënë Kastrati./Gazeta10.