Hajredini: Nuk u kthyen miliardat e vjedhura, asgjë për “Shkupi 2014” pas rrëzimit të regjimit të Gruevskit
Ish-ministri i financave, Xhevdet Hajredini përmes një postimi në rrjetet sociale ka theksuar se LSDM nuk ka mbajtur asnjë premtim pasi që ra regjimi i Nikolla Gruevskit. Ja postimi i tij:
“Regjimi i Gruevskit ra dhe LSDM erdhi në pushtet me premtimin, ndër të tjera, për kthimin e miliardave para të vjedhura, për rrënimin e të gjitha objekteve të ndërtuara me projektin “Shkupi-2014” dhe për publikimin dhe ndjekjen penale e të gjitha të dhënave kriminale të dalura nga përgjimet, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias dhe Pribes.
Sot jemi dëshmitar se edhe pas pesë viteve nuk është kthyer asnjë denar nga miliardat, që përveç monumentit të Qoses, asnjë objekt tjetër nuk është rrënuar dhe se edhe me ligj e ndaluan publikimin dhe ndjekjen e veprave penale.
As NATO dhe as BE nuk i kërkuan Zaevit të veprojë në këtë mënyrë për anëtarësimin e Maqedonisë. (INA)