May 12, 2024
Maqedoni

Hajredini: BDI do të jetë në pushtet derisa LSDM dhe VMRO duan shqiptarë besnikë

Analisti dhe ish politikani Xhevdet Hajredini deklaroi për Fokus se:Për të qeverisur të qetë (rehat) gjithë mandatin, VMRO dhe LSDM paguajnë votuesit e BDI-së nga buxheti.

BDI është dhe do të jetë në pushtet përderisa VMRO-ja dhe LSDM-ja, apo ndonjë parti tjetër maqedonase, në koalicion do të dëshirojë shqiptarë besnikë, apo që “nuk vlejnë as pesë lekë”, thotë ish-ministri i Financave dhe analisti politik Xhevdet Hajredini.

– BDI është në pushtet, sepse edhe VMRO-ja edhe LSDM-ja “për të qeverisur rehat një mandat të plotë” i paguajnë votuesit nga buxheti me vite të tëra, sepse kompetentët ndaluan publikimin e veprave penale që kanë të bëjnë dhe që dalin nga përgjimet e fshehta. Autoritetet zyrtarët funskionarët e (BDI) nuk i ndjekin penalisht kur ndëtojnë ilegalisht në tokë të uzurpuar, kur gjuajnë me armë zjarri në tubime partiake dhe dasma – thotë Hajredini.

Komenti i tij i referohet analizës së botuar në numrin e fundit të të përjavshmes “Fokus” për fenomenin BDI, e cila fiton prej 20 vitesh, ndërkohë që disa nga rivalët e saj po shuhen apo zhduken plotësisht nga skena politike, siç është rasti me PPD-në dhe PDSH relike e saj.(INA)