Hajredini: Ali Ahmeti do të kërcënon edhe me luftë të tretë botërore
Ish ministri i financave, Xhevdet Hajredini, me ironi ka komentuar letrat e hapura që kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ua dërgoi përfaqësuesve të Shqipërisë, Kosovës dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë, si dhe kryeministrit Hristijan Mickoski në cilësinë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së.
“Ali Ahmeti fillimisht i dërgoi një deklaratë faktorit ndërkombëtar, pastaj kërcënoi me destabilizimin e vendit, tani me letra drejtuar të gjithë liderëve shqiptarë dhe perëndimorë, se kërcënohet jo vetëm Maqedonia, por i gjithë rajoni, nëse Mickoski nuk e kthen në qeveri. .
Nëse nuk ia del me këto letra, i mbetet të kërcënojë me ndërhyrjen e NATO-s ose luftën e tretë botërore”, shkruan Hajredini në Facebook.