Hajnat të zhvishen politikisht dhe të dënohen me vuajte dënimesh nëpër kazamate
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Sa e sa kohë flitet për shumë hajna të politikës se janë të korruptuar, ndërsa ndaj tyre nuk merren masat e duhura.Nuk merren masa dënimesh, por mu këta hajna që vodhën apo po e vjedhin djersën tonë, por edhe shkelën dhe po shkelin edhe mbi gjakun e derdhur po avancohen edhe në poste më të larta pushtetare.
Këta hajna dihet mirëfilli se i mbronë dikush, sepse këta nuk vjedhin vetëm për vete, por vjedhin edhe për ata që i avansojnë në pozita më të larta. A ka ndodhur së paku një rast këtyre hajnave të iu kontrollohet se sa pasuri kanë pasur para se të futen në pushtet dhe çfarë pasuria kanë poseduar ose posedojnë pas marrjes së posteve t larta në pushtet.
Një gjë e këtillë ka ndodhur vetëm në mënyrë dekletarative dhe asgjë konkrete. Nga kjo delë se hajnat jo që dënohen me vite të shumta burgim, por ndodhë e kundërta që pas një muaji të lirohen si të pafajshëm. Pas një afere të shkurtër mu këta hajna korruptues lirohen nga aktakuza dhe lirohen, pra nga paraburgimi si të pafajshëm.
Një veprim i tillë jo që i ndalë hajnat, por e rritë numrin e tyre. Ne flasim nëpër kafiteri me emra e mbiemra për korrutuesit dhe pasurinë e tyre, ndërsa në anën tjetër iu japim mbështetje mu të tillëve, pra luajm rolin e demagogëve dhe hipokritëve.
Në fund llogaria del kjo. “ Shkoi cjapi te kasapi”. Pra, çmimin e hajnave i paguajmë ne që i mbështesim dhe i duartokasim hajnat, hajdutët, korruptuesit, ndërsa çmimin po e paguajmë ne që për çdo ditë po i përcjellim fëmijët tanë nëpër botë.