Hagë, pas 15 korrikut të akuzuarve u lejohen vizita nga familjarët
Ish-drejtuesit e lartë të Kosovës që gjenden në Hagë, përfshirë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi marrin një lehtësim të masës së tyre që ka të bëjë me takimin e familjarëve. Deri më sot atyre u lejohej vetëm t’i shihnin nga larg, por prej 15 korrikut do të mund të kalojnë deri në 3 orë me ta.
Por takimi mes ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre nuk do të zgjasë më shumë se 3 orë.
Ky është ndryshimi i fundit i rregullores së Dhomave të Specializuara. Në bazë të kësaj rregulloreje, atyre do t’ju lejohet të kalojnë kohë me të afërmit e tyre në paraburgimin e Speciales pa u vëzhguar nga punëtorët e Scheveningen.
Në takim u lejohet të marrin pjese jo vetëm familjarë, por do të mund të vizitohen edhe nga përfaqësuesit konsullorë të shtetit të Kosovës.