Hafëz Jusuf Azemi, 103 vjeçar, një shekull në shërbim të çështjes shqiptare!
Shkruan: Berat Azizi
Hafëz Jusuf Azemi, 103 vjeçar, një shekull në shërbim të çështjes shqiptare. Jetoi dhe veproi në SHBA. Fillimisht sfidoi mbretërine SKS, më vonë sistemin komunist serbo- sllav, më pas iu desh të sfidojë edhe spiunat. Dje u nda nga kjo botë duke lënë pas vetes një histori të tërë kombetare, një miqësi amerikane dhe një vepër kolosale ashtu siç kishin lënë Noli dhe Konica në SHBA. Sot ne vazhdojmë të jemi indiferent ndaj veprimtarisë se Azemit dhe shumë veprimtarëve tjerë. Shumë shpejt e harrojmë historinë dhe aspak nuk e përkujtojmë. Pse ndodh kjo me shqiptarët dhe me historianët tanë?! Nga kush kanë frikë, apo janë të ndikuar nga politika?! Do na gjykojnë brezat!!!