May 21, 2024
Maqedoni

”Grupi i Zjarrit” zgjeron radhët në Tetovë (Foto)

Deri tani konsiderohej se “Grupi i Zjarrit” ka pak përkrahës në Tetovë, por gjërat kanë filluar të ndryshojnë.
Këtij “Grupi”, ose siç njihet tani “Fraksioni i BDI-së”, i është bashkuar Agon Zaimi, farmacist, bartës i listës Rezisto në zgjedhjet e fundit.

Lajmin e ka bë të ditur në rrjetet sociale Muhamet Ameti, udhëheqës jozyrtar i “Fraksionit” në Tetovë, transmeton Lideri.mk.

“Fraksioni i BDI-së në Tetovë, në mbrojtje të kauzës së përbashkët, çdo ditë e më shumë e rrit numrin e përkrahësve dhe bashkmendimtarëve të saj.
Sot, këtij rrugëtimi iu bashkua edhe një emër i veçant për rinin e Tetovës, Agon Zaimi, farmacist, bartës i listës Rezisto, listë për Këshilltar në zgjedhjet e Këshillt Komunal të Tetovës në vitin 2022 dhe një i ri i aftë të çoj përpara vizionin e Fraksionit të BDI-së.
Agoni, le të jetë shembull për rininë tetovare, të cilët i ftojmë me energjinë, dijen dhe kreativitetin e tyre, të marin guximin të bëhen pjesë dhe vlerë e shtuar e Fraksionit të BDI-së.
Prezent në këtë aktivitet në Tetovë ishin Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti dhe Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti.
Strukturat tona po e rrisin përkrahjen dhe angazhimi ynë veçsa do të intensifikohet!”, ka shkruar Ahmeti.

Siç transmeton Lideri.mk, Agon Zaimi ka njoftuar se edhe shokët e tij i janë bashkangjitur këtij grupi.

“Unê Agon Zaimi , bartës i listës së lëvizjes qytetare REZISTENCA, vendosëm që bashkë me shokët ti bashkangjitemi grupit të zjarrit.
Falemnderojmë z.Izet Mexhiti z.Blerim Bexheti dhe z.Muhamet Ameti për mirpritjen”, ka shkruar Zaimi. (Lideri.mk)