Maqedoni

Grupi i Zjarrit me 3 deputet dhe 2 Komuna (Çair, Saraj) i bashkangjitet shumicës se re

Shumicës së re parlamentare e cila u formua ditë më parë vazhdojnë t’i bashkëngjiten edhe deputetët tjerë, njofton in7

Sipas informacioneve të siguruara, pjesë e shumicës së re do të jetë edhe i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” brenda BDI-së.

Ata në përbërjen e tyre kanë tre deputetë dhe dy komuna. Bëhet fjalë për komunën e Çairit dhe komunën e Sarajit.
Grupi i Zjarrit në vazhdimësi ka kritikuar politikat e Ali Ahmetit, duke kërkuar reforma brenda BDI-së, por që ata kanë qenë të injoruar.

Me zhvillimet e fundit në skenën politike, si duket edhe për ata u hap një dritare për të vepruar dhe për të realizuar të gjitha qëllimet të cilat i kanë vendosur para vetes./in7.tv/