Grupi “Lev Tahor” nga Kumanova transferohet në Shkup
Pjesëtarët e grupit “Lev Tahor” që qëndronte në Kumanovë, e ku disa të rinjë ishin mbledhur për t’i sulmuar me vezë, sot kanë braktisur Kumanovën.
Nga MPB për Telma thonë se personat, sikurse burat ashtu edhe gratë e fëmijët, e kanë lëshuar Kumanovën dhe për momentin gjenden në Shkup.
“Personat për të cilët pyetni e kanë lëshuar Kumanovën dhe për momentin janë në Shkup. Rikujtojmë se këto persona i kanë respektuar ligjet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëndrim legal këtu, dhe përkohësisht po qëndrojnë në vendin tonë. Grupa e lartëpërmendur nuk paraqet rrezik dhe apelojmë për tolerancë dhe solidaritet ndaj të njejtëve”, thonë nga MPB.