Gruevski sërish shkruan nga Budapesti, përmend “represionin” e Zaevit
Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka komentuar në rrjetet sociale vendimin e gjykatës në Strasburg, me të cilin është konstatuar se ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ka shkelur të drejtën e lirisë së garantuar, sipas nenit 5 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Vendimi i gjykatës në Strasburg ka të bëjë me Mile Janakieskin për përndjekjen politike, veprimin e paligjshëm dhe arbitraritetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të caktuar. Rastet e motivuara politikisht dhe represioni i LSDM-së dhe Zaevit në sistemin e drejtësisë me qëllim të eliminimit të kundërshtarëve politikë, është vetëm fillimi i zbardhjes së mizorive të kryera në vitet e kaluara. Ka ende shumë për të zbuluar, dhe persekutimi është ende në vazhdim dhe krimet janë në vazhdim. Aktorët ende besojnë se askush nuk e di se çfarë po bëjnë, ose të paktën nuk ka asnjë provë për këtë”, ka shkruar Gruevski.