Grubi takoi Izet Zeqirin, e uron për zgjedhjen rektor në UNT
Zevendes kryeministri Artan Grubi mirëpriti sot në takim pune rektorin e ri të Universitetit “Nënë Tereza” Izet Zeqiri, të cilin e përgëzoi për emërimin në krye të universitetit dhe i uroi shumë sukses në avancimin sa më cilësor të funksionimit të kësaj vatre të dijes.
“Gjatë bashkëbisedimit për sfidat e arsimit të lartë që bashkë me ministrin e arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri realizuam me rektorin Zeqiri i përcolla mesazhin se Universiteti “Nëna Tereza” do të ketë gjithmonë përkrahjen e Qeverisë në realizimin e aspiratave për cilësi infrastrukturore dhe programore të studimit”, njoftoi Grubi pas takimit.
Тemë e diskutimit ka qenë edhe kampusi i ri universitar në zonën e kazermës “Ilinden” ku objektet ekzistuese së shpejti do të fillojnë të rikonstruohen dhe përshtaten me standard bashkëkohor për nevojat e kuadrit mësimor-shkencor dhe për studentët.
“Për këtë veçmë kemi realizuar pranim – dorëzimin e lokacionit dhe kemi përfunduar të gjitha procedurat administrative”, njoftoi Grubi.