Shqipëri

Edi Rama “tre gishta” para Makronit, në Bruksel mbrojti Serbinë dhe Vuçiqin!

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë një apologji mjaft interesante pozicionit të Serbisë për të mos i vënë sanksione Rusisë – pas presionit të shtuar nga të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në këtë apologji, ai madje edhe ka përmendur opinionin publik në Serbi që nuk është aq pro-evropian dhe anti-rus sa në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Rama rrëfeu se ishte përpjekur t’i bindte liderët evropianë që të ishin më të butë me shtetin serb.

BE-ja zhgënjen Maqedoninë e Shqipërinë, kryeministrat e tyre dhe presidenti serb qahen së bashku
BE / BE-ja zhgënjen Maqedoninë e Shqipërinë, kryeministrat e tyre dhe presidenti serb qahen së bashku
“Mu desh t’i jepja zë diçkaje – dhe ndihem disi keqardhës – që më duhej (ta bëja këtë gjë) që mu desh ta thoja sepse normalisht secilit i duhet ta dijë se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm. Serbia është një realitet krejtësisht tjetër. Dhe, unë thjesht provova t’ju shpjegoja se kemi të bëjmë me një shtet ku popullariteti i Vladimir Putinit është 80 për qind. Dhe është një shtet ku opinioni publik nuk është aq i dhënë për të ardhur turrevrap në Bruksel. Krejt e kundërta.” – tha fillimisht Rama në fjalën e tij në Konferencën për shtyp të Samitit BE-BP.

Për më tepër, kryeministri i Shqipërisë u shpreh se ishte befasuar nga qëndrimi i Serbisë kundër Rusisë në tri raste derisa u shpreh se kishte frikë mos Aleksandër Vuçiq do t’i thoshte se po shkonte kah Rusia.

“Por është një shtet (Serbia) që jashta çdo pritjeje – as unë nuk e kisha pritur, t’ju them të drejtën, dhe as që e thirra Aleksandrin sepse kisha frikë mos më thoshte, më vjen keq se ne duhet të shkojmë në anën tjetër, dhe ky do të ishte fundi i çfarëdo raporti – dhe po mendoja se kjo do të na mërziste. “Tri herë kundër Rusisë, duke u rreshtuar me BE-në dhe krejt Perëndimin. Votoi edhe që ta përjashtonte Rusinë nga Këshilli për të Drejta të Njeriut. Kësisoj, e kuptoj kërkesën për t’i bërë presion Serbisë por nuk mund ta kuptojë gjithë atë presion që i bëhet sa i përket kërkesës për t’i vënë sanksione Rusisë.“ – vazhdoi më tej z. Rama.

Ai shtoi se Serbia nuk mund të lëvizte me ritmin e kërkuar nga Bashkimi Evropian, dhe madje kërcënoi në emër të shtetit serb për një luftë të mundshme nëse vazhdohej me të njëjtin presion (sic) “të tepërt” ndaj vendit fqinj që nuk njeh Kosovën.

Përplasje të ashpra për TRUST-in, Kurti i kthehet sulmeve personale dhe kërkon mendim ekspertësh
VV / Përplasje të ashpra për TRUST-in, Kurti i kthehet sulmeve personale dhe kërkon mendim ekspertësh
“E kam thënë publikisht, këtu, në Tiranë e në Prishtinë, që Serbia nuk është në pozicion për të lëvizur aq shpejt. Dhe nëse i bëni presion tepër shumë, rrezikoni që të merrni krejt të kundërtën. Kush do të paguante? Agjenda evropiane e Serbisë, por edhe njerëzit e rajonit tonë. Kjo është shumë shumë e qartë. Ne nuk e duam një luftë, nuk duam konflikte, gjak, tensione në rajon. Dhe prandaj po ecim në drejtimin që kemi zgjedhur. Iu thashë të vazhdojmë kah ai drejtim… Kjo është ajo që besoj.“ – përmbylli fjalën e tij kryeministri.

Rama para tri ditësh ishte në Prishtinë, por megjithatë nuk u kritikua nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për mbrojtjet që i ka bërë pozicionit serb për mos-vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Sidoqoftë, ai është kritikuar ashpër nga shumë aktivistë të shoqërisë civile.