Maqedoni

Grubi: S’ka asnjë arsye që regjistrimi të shtyhet sërish (Video)

Zëvendëskryeministri i Parë i RMV-së, Artan Grubi, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë që është paraparë të mbahet në shtator.

“Nuk ka asnjë arsye për ta shtyrë procesin e regjistrimit dhe ne qendrojmë fuqishëm në faktin që ky regjistrim do të duhet të mbahet.

Regjistrimi i diasporët po vijon nga muaji mars deri në përfundim të muajit shtator online dhe të gjithë qytetarët tanë në diasporë mund të regjistrohen me një impenjim 5 minutësh në kompjuter për ta regjistruar vetën dhe familjen e tyre ndërsa regjistrimi resident duhet të fillojë më katër shtator dhe të përfundojë në fund të shtatorit”, tha Grubi.