Grubi: Shoku që më dha Audi-n është një biznesmen i suksesshëm prej 30 vitesh
Zv. kryeministri Artan Grubi mohoi se Audia e djegur ishte i tij. Ai pretendon se automjeti është i shokut të tij të ngushtë, i cili njëkohësisht ishte edhe një biznesmen i suksesshëm.
“Kam shitur veturën Audi të vitit 2008 dhe për nevoja private përdor automjetet e vëllezërve të mi, ksarën e babait tim dhe automjete të tjera. Absolutisht Audia nuk është automjeti im, kam përdorur automjete të tjera për qëllime private. Kam bërë një operacion të vogël javën e kaluar dhe nuk e kam përdorur këtë automjet për 10 ditë.
Inçizimet janë false që kam përdorur së fundmi atë automjet, edhe atë nga viti 2019. Të gjithë menduan se automjeti ishte i imi personal. Shoku im është afërmi im dhe jeton afër meje”, thotë Grubi për “Kanal5”.
Ai shton se miku i tij është një biznesmen i suksesshëm për mbi 30 vjet dhe lirisht mund të hetojnë origjinën e pasurisë së tij.
“I ftoj të gjitha institucionet që të hetojnë çdo supozim se kam ndonjë pasuri dhe atë të gjithë ngjarjes në orën 3:30 të mëngjesit para fëmijëve të mi, nuk shprehën keqardhje. Kjo për mua flet për një situatë shumë të trishtë në të cilën ndodhet shoqëria jonë. Le të hetohet se e kujt është vetura”, tha Grubi.