Grubi: Putin dëshironte konflikt mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Zëvendëskryeministri Artan Grubi në panel diskutimin “Në rrugën drejt BE-së: Shfrytëzimi i mundësive për integrim të shpejtë” tha presidenti rus, Vladimir Putin ka dashur të destabilizojë Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21.
“Paramendoni, kishte deklarata edhe nga ministri i Jashtëm Lavrov edhe nga zëdhënësja e tij Zaharova, edhe nga presidenti Putin, që i dinte të gjitha fshatrat në Maqedoni dhe i përmendte në intervistat e tij në mediume ndërkombëtare dhe thoshte që udhëkryqi i zjarrit për Rusinë në lidhje me zgjerimin e NATO-s, është Maqedonia. Kjo është deklaratë e cituar nga z.Lavrov, ndërsa më pas z.Putin nxiste në mediumet e tij, duke e përmendur edhe Grushinën e Kumanovës në intervistat e tij, se si i di të gjitha fshatrat në Maqedoni, për të nxitur tensione ndëretnike të RM mes shqiptarëve dhe maqedonasve, deri te rastet tragjike që ndodhën në qytetet tona”, tha Grubi./tv21.tv