Maqedoni

Grubi – Predan: Slovenia të përfundon kryesimin e BE-së me sukses për Maqedoninë e Veriut

Zëvendëskryeministri Artan Grubi realizoi sot takim edhe me ambasadorin e Republikës së Sllovenisë, z. Milan Predan.

Sipas njoftimit të kabinetit të tij, kontesti me Bullgarinë dhe zgjidhja e tij ishte pjesë e bisedës mes Grubit dhe Predan, duke vënë theks të në përcaktimin sa më të shpejtë të datës për bisedime me Bashkimin Europian, pasiqë rrugëtimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së është i një rëndësie të veçantë.

“Në takim, u theksua se të dy vendet kanë bashkëpunim të gjatë mes vete dhe se Maqedonia e Veriut tek Sllovenia ka gjithmonë një mbështetës të sinqertë si partner të afërt dhe anëtarë të NATO-s, derisa vendi meriton marrjen e datës për fillimin e bisedimeve në fillim të vitit të ardhshëm”

“Grubi dhe Predan biseduam për mënyrën e rrumbullakësimit të kryesimit të Slovenisë me Këshillin e Bashkimit Europian me sukses për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në rrugën drejt BE-së në drejtim të caktimit të datës për konferencën e parë ndërqeveritare dhe nisjen e bisedimeve gjatë muajve në vazhdim”

“Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth stabilizimit te shumices parlamentare dhe performcimit te koalicionit qeverises si zhvillim oozotiv ne drejtim te kredibilitetit te realizimit te programit qeverises dhe synimeve strategjike”, thuhet në fund të komunikatës.