Grubi : Në prag të ditës së alfabetit, Kurti i dha dritë jeshile mbivotimit etnik kundër gjuhës shqipe
Ish zv. Kryeministri i parë Artan Grubi, në një postim në profilin e tijë ka publikuar një video ku në parlamentin e Maqedonisë së Veriut është votuar ligji i gjuhës dhe dhuna që është bërë në atë kohë kryetarit të parlamentit Talat Xhaferi, shkruan Top24.
Grubi ka potencuar se për gjuhën tonë derdhën gjak edhe dëshmorë nga Kosova bashkë me vëllezërit e motrat e tyre nga këto troje.
Postimi plotë :
Kjo dramë, ky emocion, ky përkushtim, 6 vite më parë, në Kuvend, e zyrtarizoi gjuhën shqipe në Maqedoni të veriut.
Kisha fatin të jam deputet në atë përbërje të prirë nga Kryetari Ali Ahmeti.
Ndërsa sot, me pabesi dhe dhimbje shpirtërore e ndoqa deklaratën skandaloze, të papranueshme, në shërbim të politikave monoetnike, të kryeministrit të Kosovës, me të cilën e relativizua shenjtëria e gjuhës shqipe, në vigjilje të Kongresit të Manastirit, dhe iu dha dritë jeshile mbivotimit etnik në gjykatën kushtuese për ta abroguar gjuhën shqipe ashtu siç më herët eliminuan edhe etninë shqiptare nga administrata shtetërore dhe publike.
Për gjuhën tonë derdhën gjak edhe dëshmorë nga Kosova bashkë me vëllezërit e motrat e tyre nga këto troje.
Kur organizuam mbledhjen e përbashkët me Kosovën në Shkup, koordinator i së cilës isha vet, u fol shqip nga të gjithë ne.
Çdo letër, çdo titull, çdo vendim, çdo marrëveshje, ishte në dy gjuhë.
Nëse nuk ndihmoni, së paku mos i bëni shërbimin të keqës!