July 8, 2024
Maqedoni

Grubi arsyeton ndryshimet e propozuara në Kodin Penal

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi derisa arsyeton ndryshimet e propozuara në Kodin Penal duke i cilësuar si ndryshime të cilat do ta harmonizojnë Kodin Penal më të drejtën Evropiane, në të njëjtën kohë thotë se këto janë kërkesa të opozitës maqedonase VMRO-DPMNE të adresuara në vitin 2018, shkruan Alsat.

Duke i bërë thirrje partisë së Hristijan Mickoskit që t’i mbështet kërkesat e plotësuara ndaj tyre, opozitën shqiptare e akuzon si zëdhënëse të opozitës maqedonase.

“Ndryshimet në Kodin Penal janë në përputhje me rregullat e BE-së, është me procedurë të përshpejtuar dhe me ylli të BE-së. Dje filloi procedura në Kuvend dhe nuk kishte asnjë parti politike e cila ishte kundër. Ka edhe nene tjera që përfshihen sepse ishin edhe iniciativë dhe kërkesë e kamotshme e VMRO-DPMNE-së”, tha Artan Grubi, Zëvendëskryeministër i parë./ Alsat.mk