May 15, 2024
Maqedoni

Gripi sezonal, Mexhiti: Për një javë janë vaksinuar 10 mijë qytetarë

Brenda një jave që kur ka filluar vaksinimi kundër gripit stinor, 10 mijë qytetarë janë imunizuar, ndërsa më shumë 51 mijë janë regjistruar në sistem. Sipas ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti interesimi i qytetarëve për vaksinim është i lartë. Për vaksinim falas janë paraparë 60 mijë doza të katër llojeve të vaksinave. Në këtë grup përfshihen të moshuarit mbi 65 vjeç, personat me sëmundje kronike, punonjësit shëndetësorë, gratë shtatzëna, fëmijët prej 6 muaj deri në 5 vjet si dhe personat e në shtëpitë e të moshuarve dhe të punësuarit atje.

“Vetëm në një javë, në qendrën e vaksinimit në poliklinikën Bit Pazar, vaksinën kundër gripit sezonal e kanë marrë 824 persona dhe termin për vaksinim kanë caktuar 3957 qytetarë. Të dhënat në nivel të shtetit konfimrojnë interesimin e lartë të qytetarëve për këtë vaksinë, kështu që janë regjistruar 51 649 qytetarë në sistemin vakcinacija.mk. Sms porosi për termin kanë marrë më shumë se 37 mijë qytetarë dhe mbi 10 mijë të imunizuar”, tha Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë. /Alsat.mk