May 3, 2024
Maqedoni

Grenell në Shkup, takoi Ahmetin dhe Grubin

Richard Grenell, ish emisari amerikan ka takuar sot liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubin.

Grenell në rrjetin social “Instagram” nuk zbulon detaje nga takimi, ndërkaq nga fotografia e publikuar mësohet se takimi është zhvilluar në zyrën e Grubit në Shkup.