May 13, 2024
Maqedoni

Granit Osmani nga Kumanova i bashkangjitet Izet Mexhitit

Ish ushtari i UÇK-së nga Kumanova, Granit Osmani i është bashkangjitur partisë Lëvizja Demokratike që drejtohet nga Izet Mexhiti.

“Sot kisha nder të veçantë që në selinë e Lëvizjes të takoj Granit Osmanin, i njohur për sakrificat e tij në kohën e luftës si një nga celulat e para të UÇK-së dhe ish i burgosur për çështje politike.

Graniti u bë pjesë e familjes tonë të madhe në Lëvizjen Demokratike. Historia e tij është një testimonial i guximit dhe vendosmërisë për liri dhe drejtësi. Ai me vehte sjell një pasion të patundur për NDRYSHIM dhe një vizion të qartë për një shoqëri më të drejtë. Me pjesëmarrjen e tij, si udhëheqës i Departamentit të UÇK-së në kuadër të Lëvizjes tonë, ne forcojmë angazhimin tonë për të sjellë Ndryshimin e madh!

NDRYSHIMI PO VJEN! IA VLEN!”, ka shkruar Mexhiti në Facebook.