Gra e vajza protestuan për 8 Mars në Shqipëri, thanë që nuk kanë shumë arsye që të festojnë
8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, kryeministrinë në Tiranë e gjeti më ndryshe këtë vit.
Para saj është zhvilluar një protestë, pikërisht për nder të kësaj dite.
Qytetare dhe aktiviste përcollën mesazhe se gratë dhe vajzat e Shqipërisë kanë më shumë arsye të protestojnë se sa të festojnë.
Madje, në shenjë proteste ato kanë djegur edhe sutenja, teksa në duar mbanin pankarta me shprehjen “nata është e jona”.