Shqipëri

Dibër, 15 vjeçari dyshohet se plagosi aksidentalisht nënën me Kallashnikov

Një 15-vjeçar dyshohet se ka plagosur aksidentalisht me armë zjarri nënën e tij. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Selishtë të Dibrës. Policia ka njoftuar se viktima 46-vjeçare është jashtë rrezikut për jetë.
“Një i mitur 15-vjeç, dyshohet se aksidentalisht në banesë ka plagosur me armë zjarri, nënën e tij shtetasen Sh.L., rreth 46 vjeçe e cila po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”- ka njoftuar Policia në Shqipëri. Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma e tipit Kallashnikov. “Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”- thuhet në njoftimin e Policisë.