July 2, 2024
Sport

Gool! Shqipëria udhëheq 1:0 me Kroacinë! (Video)

Kroaci – Shqipëri, publikohen formacionet (VIDEO)

LIVE:

KROACI 0-1 SHQIPËRI

Laçi 11′

KOMENTI LIVE:

31′ Asllani merr një top në zonë nga Asani dhe i vetëm me portierin ndalet nga Livakovic.

29′ Hysaj provon me një gjuajtje fluturimthi në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadratin e portës.

20′ Brozovic tenton me një gjuajtje nga jashtë zone, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

15′ Bajrami hyn në zonë dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij devijohet nga Livakovic.

11′ GOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Laçi godet me kokë pas një krosimi të Asanit dhe ndëshkon kroatët. (VIDEO)

4′ Manaj lëviz bukur në hyrje të zonës, por nuk arrin dot të godasë me topin që largohet nga Livakovic.

 

14:06 – Kroaci – Shqipëri, këto janë formacionet

Tashmë kanë dalë formacionet zyrtare të ndeshjes midis Kroacisë dhe Shqipërisë e cila nis nga ora 15:00.

Kryetrajneri i Kuqezijve, Sylvinho, ka vendosur t’i bëjë dy ndryshime, duke startuar me Laçin dhe Rey Manajn.