May 18, 2024
Maqedoni

Gold AG viziton Shek Hallaçin e Grupit të Kumanovës në Idrizovë (Video)

Këngëtari i megapopullariuzar shqiptar, Arijan Agushi i njohur si Gold AG ka vizituar në burgun e Idrizovës shokun e tij Shek Hallaçi nga “Grupi i Kumanovës”. Gold AG në këtë vizitë është shoqëruar edhe nga shokë tjerë të përbashkët, shkruan Lideri.mk.

Hallaçi ka falënderuar shokët që e vizituan dhe ata që kontribuan per realizimin e kësaj vizite.

“ Faleminderit për ngrohtësinë dhe mbështetjen,Sejdi Momcila,Granit Hyseni, Granit Maliqi, dhe ne veçanti vellau im Arian Agushi👑❤️,edhe kësaj radhe si gjithmonë, pa asnjë hezitim me nderove me Vizitën te Burgu Idrizovës.

Zoti ju shpërbleftë për nderin dhe Respektin🇦🇱”, ka shkruar ai në Facebook duke postuar edhe video dhe fotografi nga rasti.

Video në këtë Link: https://www.facebook.com/shek.hallaci.9/videos/771084334695014/?mibextid=v7YzmG