“Gjysmëhëna e Kuqe Turke”, në bashkëpunim me “Merhamet” ndajnë 140 kurbanë
Shoqata kulturore “GjysmëHëna e kuqe Turke”, në bashkëpunim me shoqatën kulturore humanitare “Merhamet”, për hir të festës së Kurban Bajramit, sot kanë bërë prerjen e 140 kurbanëve, ndërsa mishi do t’ju shpërndahet familjeve me nevojë. Përfaqësuesi i “Gjysmëhëna e Kuqe Turke, Reshit Bashtu, tha se të gjitha kafshët para se të priteshin, fillimisht janë kontrolluar nga veterinerët dhe siç thotë ai, janë prerë me të gjitha procedurat e nevojshme fetare. Reshit Bashtu tha se ashtu si në vitin e kaluar, ashtu edhe këtë vit po e realizojnë therrjen e kurbaneve, në Shkup dhe qytetin e Strumicës.
RESHIT BASHTU, PËRFAQËSUES I SHOQATËS “GJYSMËHËNA E KUQE TURKE”
“Shpërndarja e kurbanëve filloi që nda dita e parë, ndërsa sot dhe nesër do të vazhdojmë me shpërndarjen e kurbanëve. Këtu në Shkup, në partneritet me shoqatën OKH “Merhamet” bëmë therrjen e kurbanëve, ku së bashku do të bëjmë edhe shpërndarjen e tyre. Ne do të vazhdojmë të punojmë me fondacionet, shoqatat dhe homologët tanë vendorë dhe me shpresë do ta përfundojmë edhe këtë aktivitet”.
Ndërkaq, Eljesa Ismaili, përfaqësuesi i shoqatës kulturore humanitare, “Merhamet”, tha se shpërndarja e kurbanëve do të bëhet në disa qytetete të vendit.
ELJESA ISMAILI, PËRFAQËSUES I SHOQATËS KULTURORE HUMINATARE MERHAMET
“Ne OKH “Merhamet” edhe këtë vit së bashku me “Gjysmëhënën e Kuqe Turke (Kızılay) kemi vazhduar bashkëpunimin tonë tradicional të shpërndarjes së kurbanëve. Shpërndarja e kurbanëve do të jetë për banorët e rrethinës së Shkupit, Kumanovës dhe vendeve tjera. Me këtë rast u jemi mirënjohës dhe faleminderues “Kizilayit Turk”, popullit turk dhe Turqisë”.
Përndryshe, Reshit Bashtu nga “Gjysmëhëna e Kuqe Turke” tha se do të vazhdojnë bashkëpunimin tyre me shoqatat partnere që i kanë këtu në Maqedoninë e Veriut edhe gjatë viteve të ardhshme. Lidhja jonë me këto vende është historike dhe miqësore, dhe ne këtë frymë të bashkëpunimit do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen me vëllezëritë tanë, u shpreh Bashtu.