Maqedoni

Gjykatësve do t’u rritet paga për 15%

Qeveria dhe Shoqata e gjykatësve arritën pajtim për rritje të pagave të gjykatësve prej 15 për qind. Dhjetë për qind këtë vit, ndërsa pesë për qind vitin tjetër, deklaroi sot ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq.

Kjo rritje theksoi Mariçiq, presim të vlejë edhe për nëpunësit gjyqësor, ndërsa do të bisedohet edhe për prokurorët publik. Ai paralajmëroi se do të bisedohet edhe për rritje të pagave për pesë për qind tjera plotësuese në vitin 2023 me qëllim që të arrihet deri në 20 përqindëshin e dëshiruar.

“Qeveria jonë ndërmerr qëndrim se pushteti gjyqësor është veçanërisht i rëndësishëm dhe se statusi gjatë gjithë kohës duhet të përforcohet – kjo vlen edhe për kushtet për punë dhe mbështetje në kuptim të administratës së rritur gjyqësore, më shumë vende pune dhe paga të gjykatësve. Rritja e pagave në gjyqësi shkon paralelisht me rritjen e përgjegjësisë dhe efikasitetit të gjykatësve dhe sistemit gjyqësor, por edhe me procesin e digjitalizimit dhe spastrimit”, deklaroi Mariçiq.

Mariçiq, potencoi se pret kjo të kuptohet si sinjal pozitiv për të gjithë gjyqësinë, se shteti kujdeset, por edhe pret transparencë më të madhe, përgjegjësi dhe efikasitet. Mjetet për rritjen e dakorduar të pagave, theksoi ai, tashmë janë siguruar në suaza të buxhetit gjyqësor dhe se pret urgjentisht për t’iu qasuar realizimit.

“Planifikojmë të propozojmë edhe ndryshime ligjore ose Ligj të ri për paga të gjykatësve, me të cilën përfundimisht do t’i definojmë koeficientët e pushtetit gjyqësor si një problem shumëvjeçar për të cilin është biseduar”, deklaroi Mariçiq.

Kryetari i Shoqatës së gjykatësve Xhemali Saiti, potencoi se ky është fryt i bisedave shumëvjeçare me Qeverinë.

Ai potencoi se bisedat nuk janë të lehta, duke potencuar vepra kanë kërkuar rritje të pagave prej 20 për qind.

“Konsiderojmë se kjo që për momentin kemi pëlqim për 15 për qind është përparim. Shpresoj se do të vazhdojmë drejt standardeve evropiane”, deklaroi Saiti./TV21