Kolumna

Gjykatat e RMV-së zbatojnë parimin e transparencës dhe kushtetueshmërisë e ligjshmërisë vetëm formalisht

Shkruan: Ejup Berisha

Transparencë në punën e Gjykatave si dhe respektim të dispozitave dhe të rregullave Kushtetuese-juridike nga ana e institucioneve të tjera kompetente shtetërore dhe publike rekomandojnë rregullat e qeverisjes në një shtet demokratik.Transparencë në punën e gjykatave është edhe ftuarja e palës/lëve të dyshuara në seancat e konvokuara gjyqsore për ti scaruar- vërtetuar dyshimet apo dhe për ti hedhur poshtë të njëjtat Gjykata . Pavarsisht se cili aktivitet do të ndodhë në Gjykatë kjo e fundit duhet ta fton palën/lët e pandehura në seancën gjyqsore.

E çfarë ndodhë nëse ajo nuk i fton këta në seancë në këtë pyetje duhet të japin përgjigje organet e pushtetit gjyqsorë apo udhëheqësit e Gjykatave kompetente. Pra sillet nga të sillet çështja egziston obligimi ligjor i Gjykatave për të konvokuar seanca dhe për ti ftuar të pandehurit në të për tu scaruar se cfar në fakt ka ndodhur që janë ngritur hetimet, pse është formuar lënda, të procesuohet lënda, të prezentohen dëshmitë dhe faktet, tu bëhet ekspertizë të njëjtave, të thirren dhe të dëgjohen dëshmitarët dhe në fund të sillet aktgjykimi dënues apo dhe lirues për të pandehurit/hurit. Unë opinionin më të gjërë këtu në RMV dua ta informoj se Gjykata Penale Shkup 1 në muajin mars të vitit 2022 ka ngritur procedur gjyqsore kundër meje ka mbajtur seancë dha ka sjellur vendim gjyqsor me këtë rast ajo ka shqiptuar masë ndalese prej tre muajsh për ngasje të makinës nga ana ime. Unë edhe pse atë kohë kamë hequr dorë nga 50 pikët e librezës rozë së vozitjes së MPB-së prap gjykata ka ngritur procedurë gjyqsore dhe më ka dënuar për të dytën herë që është veprim i pakuptimtë. Sa e di unë për një gabim apo për një vepër të caktuar nuk mund të të shqiptohen dy dënime, unë jamë Jurist dhe këtë gjë e di shumë mirë. Për rastin në fjalë më janë marrë 50 pikë nga libreza e vozitjes pse duhet të më dënon gjykata edhe një herë për të njëjtën vepër. Lere që jamë dënuar sërish por Gjykata edhe smë ka informuar për shqiptimin e dënimit të ri. U desht që të shkoj të aplikoj pë leje të re të vozitjes që pjestarët e adminstratës së MPB-së të më informojnë se nuk mund ta rinovoj lejen e vozitjes sepse kamë ndalesë gjyqsore në afat prej tre muajsh për vozitje. Për të qenë ironia edhe më e madhe Gjykata përcakton edhe pagesën për shpenzimet gjyqsore të cilat duhet ti paguaj unë dhe në shpejtësi angazhon përmbarues që ta merr pagesën e shpenzimeve gjyqsore prej meje.

Dhe tani në vend që të paguaj 1000 denarë dedikim për shpenzime gjyqsore unë duhet të paguaj 3324 denarë në xhirollogarinë e Gjykatës Penale Shkupi 1.I pyes autoritetet gjyqsore ku jetoj unë dhe ku veprojnë ata në Afrikën e pazhvilluar apo në RMV që është shtet kandidat për antarsim në Bashkimin Europjan. Sipas punëve që i ka bërë Gjykata Penale Shkupi 1 ndaj meje krijohet përshtypja se ne jetojmë në Afrikë. Pse kaq parregullsi shfaq Gjykata në fjalë ndaj rastit tim: Kjo pra ngrit procedurë gjyqsore kundër meje dhe smë fton në seancë gjyqsore. Pastaj si të sqarohem dhe të mbrohem unë para Gjyqit për këtë qështje. Gjykata më dënon dhe smë informon për dënimin, unë opinoionin më të gjërë e informoj se skam marrë kurrfar aktgjykimi me shkrim për shqiptimin e dënimit në fjalë ndaj meje nga ana e Gjykatës. Mua ajo më obligon të paguaj shpenzimet gjyqsore dhe nuk më informon aspak për këtë obligim por plus më dërgon në përmbarues. A nuk janë pak si të pakuptimta, të tepërta, të kundërligjshme dhe tendencioze këto sjelljet r saja ndaj meje. Kërkoj sqarim meritor për këto veprime të pakuptimta dhe të pamatura të Gjykatës Penale Shkupi 1.