Maqedoni

Gjykata Supreme anuloi seancën për rastin “Monstra”

Për shkak të kërkesës për përjashtim të dy gjykatësve nga Këshilli Gjyqësor, seanca e sotme publike për rastin “Monstra” në Gjykatën Supreme është anuluar. Sipas mbrojtjes së të pandehurve, dy gjykatësit, një pjesë e Këshillit Gjyqësor, sipas shkrimeve nga lënda, tashmë kanë vendosur për të njëjtën.

Pas kësaj kërkese kërkese, Gjykata me shpjegim se nuk ka qasje në lëndën, e cila i përket dy gjykatësve, vendos ta anulojë seancën për 14 qershor me qëllim që të kryej ekspertizë dhe të merr vendim.

Apelet e pesë të pandehurve në rastin “Monstra” janë refuzua si të pabaza nga Apeli, ndërsa aktvendimi i dytë është riemëruar vetëm në bazë të llogaritjes së masës së arrestit që e kanë kaluar të pandehurit.

Gjykata e shkallës së dytë i konfirmoi dënimet e të dënuarve, gjegjësisht burgim të përjetshëm për Alil Demirin dhe vëllezërit Agim dhe Afrim Ismailoviq. Në aktgjykim të formës së prerë u vërtetua dënimi për Haki Azirin, i cili u dënua me nëntë vjet burg dhe Fejzi Aziri me 15 vjet burg. Vetëm i pandehuri Sami Luta u shpall i pafajshëm.

Vrasja e pesëfishtë ndodhi më 12 prill të vitit 2012 në afërsi të liqenit të Smilkovës, kur u vranë Filip Slavkovski, Aleksandar Nacjevski, Cvetanço Atskovski, Kire Trpkovski, si dhe peshkatari Borçe Stevkovski. “Monstra” ka pasur dy gjykime pasi në vitin 2017, Gjykata Supreme e ktheu lëndën në fillim tek Prokuroria Speciale Publike. Prokurorinë e ka përfaqësuar prokurorja Fatime Fetai.