Gjykata kushtetuese: Janë formuar lëndë në të cilat është kontestuar Ligji për tatimin solidar
Gjykata kushtetuese informoi se janë formuar dy lëndë pas nismave të parashtruara, në të cilat është kontestuar Ligji për tatimin solidar në tërësi.
Kjo, siç thonë nga Gjykata, do të thotë se Gjykata kushtetuese fillimisht do ta nisë procedurën dhe do t’i hetojë thëniet rezultatet në të dy nismat.
Nismat janë parashtruar nga Finmak SHPK, Shkup, përmes shoqatës së avokatëve Debarliev, Dameski dhe Qeleshovska dhe nga Oda ekonomike e RMV-së përmes avokatit Igor Spirovski.
“Në pyetjen nëse Gjykata kushtetuese do të sjellë masë të përkohshme për ta stopuar zbatimin e ligjit, informojmë se në pajtim me Rregulloren për punë në këtë fazë të procedurës, Gjykata kushtetuese nuk vendpsë vetëm për masën e përkohshme, por kur do të diskutohet dhe vendosë rreth propozimit kryesor lidhur me lëndën”, theksojnë nga Gjykata.
Aneta Trajkovska nga Oda ekonomike sot theksoi se nismka është parashtruar më 12 tetor dhe në të është kërkuar masë e përkohshme mu për shkak të afateve të shkurta të parapara në ligj me qëllim që të parandalohet krijimi i mundshëm i disa pasojave të cilat më pas vështirë mund të sanohen.
“Në funksion të mbrojtjes së kompanive tona anëtare është parashtruar kërkesa për masën e përkohshme, i mbetet Gjykatës ta sjellë vendimin e vet”, tha Trajkovska në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në konferencën e sotme në Odën ekonpmike dhe shtoi se Oda çdoherë mbron procedurën e ligjshme dhe legjitime.