Gjorgjievski: Inflacioni global mund të ndikojë edhe në RMV
Inflacioni global mund të ndikojë edhe në vend prandaj nevojiten politika të suksesshme financiare, thonë nga Lidhja e odave ekonomike. Sipas afaristëve zgjedhjet e dyfishta presidenciale dhe parlamentare por edhe zhvillimet ndërkombëtare si lufta në Gaza dhe ajo në Ukrainë kanë ndikimin e tyre edhe në ekonomi.
“Po hapen probleme tjera që e tangojnë biznesin, probleme tjera specifike siç është likuiditeti përkatësisht mungesa e financave. E kemi edhe problemin e madh ikja e forcës punëtore drejt vendeve perëndimore që krijon mungesë të forcës së punës. Kjo ndikon në rritjen e rrogave.”, tha nënkryetari i LSM-së, Goran Gjorgjievski.
Ekonomistët thonë se neviotet kujdes maksimal i institucioneve dhe sektorit të biznesit sepse rreziqet janë të shumta.
“Viti 2024 është vit i përmirësimit dhe nuk pritet të ketë ndonjë rritje të madhe të çmimeve, edhe pse momenti spekulativ mund të ndikojë në paraqitjen e çmimeve spekulative në treg, që do të bëjë ndonjë presion psikologjik te tregtarët që ata në momente të caktuara ti rrisin çmimet. Por nuk ka ndonjë parashikim se mund të pritet ndonjë rritje e theksuar e çmimeve.”, tha ekonomisti Abil Baush.
Konfederata e punëdhënësve në vend thot se inflacioni do të vazhdojë të jetë problem dhe që kjo të tejkalohet punëtorët duhet të jenë më produktiv. Inflacioni në shkurt të këtij viti ka shënaur rënie në 3% në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kalaur, porështë shënaur rritje e çmimeve në tregun me pakicë për 2,7%.