Sport

Gjokoviç humb në finale, ja nis qan me za (VIDEO)

US Open: Medvedev ia shuan ëndrrën Djokovicit dhe e fiton titullin e parë Grand Slam

Daniil Medvedev e ka fituar titullin e parë Grand Slam në karriere duke ia shkatërruar shpresat Novak Djokovicit për titullin e 21-të rekord, në një finale të njëanshme në US Open 2021 të dielën.
Numri dy i botës Medvedev, i cili në të kaluarën i kishte humbur dy finale Grand Slam, fitoi bindshëm 3:0 në sete, 6-4 6-4 6-4, raporton Gazeta Express.

Djokovic, i cili është numër një në botë, i fitoi tre Grand Slam-et e tjera këtë vit, Australian Open, French Open dhe Wimbledon dhe ishte në kërkim të kompletimit të kalendarit të Grand Slameve.

Tenisi serb ishte po ashtu edhe në kërkim të titullit të 21-të rekord në konkurrencën e meshkujve, por dështoi plotësisht.

Me një fitore ai do t’i kalonte rivalët e vet Roger Federer dhe Novak Djokovic në betejën për më së shumti tituj Grand Slam, por tenisti rus e shkatërroi plotësisht serbin.

34-vjeçari ishte i plogësht dhe bëri gabime të shumta para se të përfundonte në lot hidhërimi në fund.

Por do të ishte gabim që kjo të merrej si arsye për triumfin e Medvedevit.

25-vjeçari bëri lojë të jashtëzakonshme, të mençur dhe plot me vetëbesim. Ai e detyroi Djokovicin të bënte gabime të pazakonta dhe i fitoi pikët me goditje të sakta fituese. Për më tepër, Medvedev ishte i mahnitshëm në shërbim, duke mos i dhënë serbin asnjë gjasë për t’i thyer shërbimet, që është vendimtare në tenis.

Legjendat Federer dhe Nadal munguan në US Open këtë vit shkaku i lëndimeve. /Gazeta Express