Gjobiten 108 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim të shpejtësisë
Ministria e Brendshme dje ka vazhduar me kontrollet në komunikacion.
“Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 108 masa, nga të cilat 42 për tejkalim të shpejtësisë, 9 sanksione për drejtim të automjeteve pa patentë shofer, 6 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, pesë për kalim në semaforë me dritë të kuqe, 30 masa për parkim të paligjshëm”, njoftojë nga MPB.
Nga MPB u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.