May 6, 2024
Maqedoni

Gjithë javën bënë fushatë për ezanin, mbrëmë BDI “e lau” Dibrën me birra e alkool tjetër

Lum birrash në festën e mbrëmshme të BDI-së në Dibër, mes tyre edhe ministra e funksionarë të lartë shtetëror e partiakë. Në videot që qarkullojnë në rrjete sociale janë publikuar momente nga festa e integristëve, ku vërehen tavolina të mbushura me birra e lloje tjera të pijeve alkoolike.

“BDI me nëntokën “fitoi” dhe me nëntokën e me birra feston në Dibër”, është titulli që InfoMagazin e ka vendosur mbi videon e festës.

Ju rikujtojmë se pikërisht këta funksionarë të BDI-së që shihen duke pirë birra në video, gjatë javës së kaluar bënin fushatë kundër një partie maqedonase për gjoja qëndrimet e saj kundër ezanit nëpër xhami. Kur iu duhet, bëhen hoxhallarë e predikues të Islamit, ndërsa kur kryejnë punë, dehen me alkool.

“Kalova lumin, të dhje**a kalin”, thotë një fjalë e urtë popullore.