Rajon - Botë

Gjermania “shuplakë” Serbisë: Të papranueshme keqpërdorimet zgjedhore

Ministria e Jashtme e Gjermanisë ka reaguar për procesin zgjedhor në Serbi si dhe konstatimet e misionit vëzhgues të OSBE-së se gjatë procesit pati frikësim të votuesve si dhe blerje të votave.

Ne reagimin e kësaj ministrie në rrjetin social X thuhet se kjo është e papranueshme për një vend me statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Serbia ka votuar, por OSBE-ja raporton se shpërdorim të resurseve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një vend me statusin e kandidatit të BE-së”, thuhet në reagim.