BallinaMaqedoni

Gjermania për tre muaj ka dëbuar 483 shtetas të Maqedonisë, më së shumti prej gjitha shteteve!

Gjermania këtë vit dëboi dukshëm më shumë persona të huaj nga vendi në krahasim me vitin e kaluar. Në tremujorin e parë të vitit 2024, numri i dëbimeve u rrit me një të tretën, shkruan gazeta Neue Osnabrücker Zeitung, përcjell Deutsche Welle.

Sipas të dhënave të qeverisë gjermane të raportuara nga gazeta, nga janari deri në mars të këtij viti janë dëbuar nga Gjermania 4791 persona, transmeton portali lideri.mk, ose rreth 34% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Është interesant fakti që Maqedonia është në krye të listës së dëbimeve. Në tremujorin e parë të vitit 2024, 483 shtetas të Maqedonisë janë dëbuar nga Gjermania. Gjatë gjithë vitit të kaluar 2023 janë deportuar 1177 shtetas të Maqedonisë.

Në vendin e dytë për nga numri i dëbimeve është Turqia, ku janë kthyer 449 shtetas. Pasohet nga Gjeorgjia (416), Afganistani (345) dhe Serbia (312).