May 16, 2024
Rajon - Botë

Gjermania “nën ujë”, shkon në 33 numri i viktimave

Ka shkuar në 33 numri i personave që kanë humbur jetën nga përmbytjet në Gjermani. Mediat vendase bëjnë me dije se reshje të dendura shiu kanë përfshirë Gjermaninë Perëndimore dhe Belgjikën, duke shkaktuar shembjen e shtëpive dhe prishje makinash nga vërshimi i ujit.

Përmbytja ishte pjesë e një stuhie të motit ekstrem në të gjithë pjesët e Evropës që gjithashtu mori të paktën katër jetë në qytetin belg të Verviers dhe e nxiti Kryeministrin belg të kërkonte ndihmë ndërkombëtare.
Ndërkohë kancelarja Merkel, ka reaguar në lidhje me situatën e orëve të fundit ku thekson se është e tronditur nga situata kaotike e krijuar nga reshjet e shiut.

Rreth 50 banorë gjithashtu mbeten të bllokuar në çatitë e shtëpive të tyre në pritje të shpëtimit, thanë zyrtarët gjermanë , pasi paralajmëruan që ndërtesat e tjera mund të jenë në prag të shkatërrimit.