Maqedoni

Gjermani me pasaportë amerikane ndërron jetë në Shkup, u gjet në banesë…

Policia e Shkupit të dielën është informuar se në Spitalin e Qytetit “8 Shtatori” ka nderrur jetë 42 vjeçari me iniciale I.D.K. nga Gjermania, me pasaportë amerikane, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ai ka pasur qëndrim të rregulluar në Shkup.

“Ai është gjetur i rrëzuar për toke në banesë dhe është dërguar ne spital ku ka ndërruar jetë”, njoftoi MPB.
Në vendin e ngjarjes janë kryer hetime, kurse trupi i të ndjerit me urdhër të Prokurorit është dorëzuar për obduksion.