Kolumna

Gjeopolitika e Ngushticave Turke

Shkruan: Nefail Emini
Falë pozitës së fuqishme gjeopolitike Bosfori dhe Dardanelet apo siç janë të njohura si Ngushticat Turke kanë tërhequr interesimin e fuqive botërore për të pasur ndikim apo edhe për t’i kontrolluar ato, pasi kjo do t’i jepte mundësi secilës pozitë dominuese në rajon dhe do t’iu jepte peshë shumë të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ngushticat Turke kanë një rëndësi shumë të madhe politike dhe ekonomike të cilat gjatë gjithë historisë ishin burim pushteti dhe rivaliteti. Nëse kaloni përmes Bosforit, do të futeni në Detin Marmara, dhe duhet për të lundruar nëpër ngushticën e Dardaneleve për të arritur në Detin Egje gjatë rrugës për të dale në Detin Mesdhe. Ngushtica e Bosforit është e gjatë rreth 30 kilometra dhe e gjerë rreth 3.7 kilometra. Bosfori lidh Detin e Zi me Detin Marmara dhe në të njëjtën kohë ndan kontinentin e Evropës dhe atë të Azisë. Ngushtica e Dardaneleve është e gjatë rreth 61 kilometra dhe e gjerë rreth 6.5 kilometra e cila e lidh Detin Egje me Detin Marmara. Ngushticat Turke në të njëjtën kohë kanë rolin e ndarësit duke e ndarë Azinë dhe Evropën si dhe bashkues duke bashkuar Mesdheun dhe Detin e Zi.

Shteti që do t’i kontrollonte këto rrugëkalime do t’i mundësohej qasje në Detin Mesdhe, në Detin e Egje dhe në atë të Zi po ashtu edhe në Anadoll e pastaj në tërë Azinë si dhe në Gadishullin Ballkanik e përmes saj në tërë Evropën. Dobësimi i Perandorisë Osmane si fuqia dominuese e Mesdheut Lindor si dhe lindja e fuqive të mëdha në shekullin XIX do të çonte në kriza të shpeshta rreth juridiksionit dhe kontrollit të tyre. Perandoria Ruse ishte fuqia më e interesuar për fatin e ngushticave pasi ajo i mundësonte daljen në Mesdhe dhe në oqeanet e botës, kurse Britania e Madhe si fuqi më e madhe detare e kohës kërkonte që të ruaj hegjemoninë në ujëra ku ngushticat bënin pjesë të rëndësishëm në strategjinë e saj perandorake.

Rëndësia Gjeopolitike e Ngushticave

Duke qenë se Ngushticat, janë bashkuesi dhe ndarsi i Azisë dhe Evropës, ajo ka një rëndësi shumë të madhe gjeopolitike për shtete e rajonit të Detit të Zi, Kaulazit dhe Evropës, pasi të tre këto rajone takohen në këtë rrugë-kalim ujor. Duke qenë se rëndësia e saj gjeopolitike është shumë e madhe, Ngushticat gjatë gjithë historisë kanë qenë arënë e përplasjeve dhe rivaliteteve mes fuqive të mëdha, e për pasojë i është nënshtruar një numri shumë të madh konventash, të cilët kishin si synim rregullim e kalimit përmes saj. E fundit është Konventa e Montros e vitit 1936, e cila është në fuqi edhe sot e kësaj dite, por që rrethanat e reja gjeopolitike, duket se do ta ndryshojnë atë. Kontrolli i një nga rrugëkalimet më të rëndësishmë në botë, i ka dhënë Turqisë një peshë të madhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, duke i shtuar fuqinë ndikuese të Ankarasë, por në të njejtën kohë ajo ka qenë dhe vazhdon të jetë faktor i konkurencës gjeopolitike, që ka pasur dhe vazhdon të ketë impakt në jetën e saj politike dhe strategjike. Pjesa më e madhe e luftrave mes Osmanëve dhe Rusëve ishte për tu ruajtur dhe marrë kontrollin e ngushticave, ndërsa futja e Turqis në NATO, u determinua nga presioni Sovietik mbi Ngushticat. Deri sa këto rrugë-kalime ujore i kanë shtuar peshën gjeopolitike Ankaras, në anën tjetër për disa shtete ajo është jetike për sigurinë, prosperitetin dhe ndikim global të tyre.

Rusia është shteti me sipërfaqen më të mëdhe tokësore në botë, por që ajo është e mbyllur, pasi nuk ka qasje të lirë në dete dhe oqeane. Në këto rrethana, që në kohën e Rusis cariste, Bashkimit Sovietik edhe në kohën e tashme, lundrimi i lirë nëpër kanal, është jetike për Moskën. përmes saj mundësohet dalja në ujrat e ngrohta e cila ka qenë synim i përhershëm që nga Katerina e Madhe. Ngushticat Turke i mundësojnë Rusisë ruajtjen e ndikimit dhe prezencës në ujrat ndërkombëtare si një fuqi e madhe, por në të njejtën kohë, ajo është rruga përmes së cilës kalon pjesa më e madhe e tregtis dhe energjis ruse drejt botës.

Bullgaria, Rumania, Gjeorgjia, Ukraina janë shtete tjera, të cilët përmes Ngushticave Turke dalin në Detin Mesdhe, e që pastaj përmes saj edhe drejt Oqeanit Indian dhe Atlantik. Nëse nuk do të ishte kjo ngushticë, të gjitha këto do të ishin shtete të mbyllura, pra pa dalje në ujrat ndërkombëtare, që do të ndikonte direkt në peshën gjeopolitike të tyre. Ngushticat paraqesin edhe rrugën më të lehtë dhe më të shpejtë për shtete e Evropës Qëndrore, si Hungarisë, Austrisë dhe Gjermanis, por edhe të Serbisë të cilët përmes lumit Danub, dalin në Detin e Zi, e përmes këti rrugë-kalimi dalin në Detin Mesdhe. Përmes kësaj rruge, këto shtete zhvillojnë tregtinë drejt vendeve të Lindjes së Mesdhe, por edhe të Azisë, ku ata importojnë dhe eksportojnë me këto rajone.

Rëndësia ekonomike e Ngushticave Turke

Ngushticat Turke paraqesin një nga rrugët ujore më të ngarkuar në botë në të cilën çdo vit mesatarisht kalojnë rreth 45.000 anije të përmasave të ndryshme. Ky kalim është shumë i rëndësishëm edhe për transportimin e hidrokarbureve të cilat vijnë nga Kaspiku dhe Rusia e cila përbën rreth 3% të furnizimit global apo rreth 3 milionë fuçi në ditë drejt tregjeve evropiane, aziatike, po ashtu përmes tyre transportohen edhe drithëra dhe mallra tjerë drejt tregjeve ndërkombëtare. Pos burimeve energjetike, përmes ngushticave kalojnë rreth 25 % të furnizimit botëror të grurit që vine nga shtetet e Detit të Zi. Rreth 60% e e tregtis së përgjithshme të Rusis kalon përmes ngushticave çdo vit, që tregon për rëndësinë ekonomike që ka ajo për Moskën.