BallinaMaqedoni

Gjenerali Wesley Clark shpallet Qytetar Nderi i komunës së Çairit

Gjenerali Wesley Clark shpallet Qytetar Nderi i komunës së Çairit

Me iniciativën dhe propozimin e kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, bashkë me Këshillin e komunës, sot shpallën gjeneralin Wesley Kanne Clark si “Qytetar Nderi” të komunës së Çairit, shkruan portali Lideri.mk.

“Ky vendim është marrë me një unanimitet të plotë, pasi është një nder dhe njohje e merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm.
Ky titull, që përkon me Ditën e Veteranëve të SHBA-së më 11 nëntor, simbolizon mirënjohjen tonë për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkan. Në këtë ditë të veçantë, ne në Çair nderojmë një mik të madh të rajonit tonë dhe shprehim mirënjohjen tonë për përkushtimin e tij për paqen dhe lirinë.
Më 13 nëntor, ai do të na nderojë me prezencën e tij në Shkup për ta pranuar plaketen e shpalljes si “Qytetar Nderi” i komunës së Çairit. Kjo do të jetë një mundësi e veçantë për të gjithë ne për të shprehur mirënjohjen tonë për mbështetje dhe angazhimin e tij për paqen dhe stabilitetin në rajon”, njoftoi Ganiu./Lideri
—————————————